Skandali i të dhënave, Parlamenti britanik thërret Mark Zuckerberg
Komiteti për Dixhitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin në Parlamentin britanik, ka thirrur për dëshmi, drejtuesin dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg. Komiteti kërkon sqarime për situatën e krijuar me Cambridge Anaytica që siç u publikua dispononte të dhëna për 50 milionë përdorues të Facebook që u targetuan për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.
Thirrja e Zuckerberg është pritur me entuziazëm nga shumë media, që gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar të njëtën pyetje: Ku është Zuckerberg?
Skandali i Cambridge Analytica është një goditje shumë e fortë për rrjetin social në fjalë që kishte nisur të krijonte pakënaqësi edhe brenda establishmentit për atë që mundësoi me zgjedhjet e fundit, por edhe jashtë, në media, për mënyrën arbitrare dhe të pakontrolluar me të cilën ndryshon algoritmet për shpërndarjen e informacionit.
Add new comment