FMN: 2.6 miliardë euro jashtë bankave, informaliteti sa 40% e GDP

Postuar në 16 Mars, 2018 16:43

Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri kap vlerën e 2.6 miliardë eurove. Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se kjo vlerë është sa 17 % e prodhimit të brendshëm kombëtar.

“Një ekonomi me informalitet të lartë, ku sipas disa vlerësimeve është në nivelin 40% të GDP, mbështet preferencën e popullsisë për të mbajtur Cash, para jashtë sistemit bankar.” thotë studimi.

FMN shprehet se nga viti në vit tendenca është shfaqur në rënie, duke marrë shkasë edhe nga formalizimi i ekonomisë, por ky trend është ndalur menjëherë në vitin 2014-ë, kohë që përkon me uljen në nivele historike të normës bazë të interesit.

Informaliteti që në këtë rast llogaritet në 40% të GDP-së nuk specifikohet ku është i përqëndruar, për të kuptuar se nga gjenerohen këto para. Ky fenomen, siç shpjegon më lartë FMN, gjeti zgjerim nga viti 2014 e tutje, një periudhë që lidhet me mbjelljen dhe trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit, para të cilat mund të jenë injektuar në ekonomi përmes rrugëve informale. Megjithatë vetë qeveria nuk ka bërë asnjëherë një vlerësim të ndikimit të ekonomisë së kanabisit në ekonominë e vendit.

Sipass FMN, Shqipëria mban vendin e parë mes 10 ekonomive të Ballkanit për qarkullimin më të lartë të parasë jashtë sistemit bankar.

www.imf.org/~/media/Files/Publications/WP/2018/wp1855.ashx

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.