Negociatat me Greqinë/Ministria e Jashtme i kthen përgjigje Presidentit

Postuar në 07 Mars, 2018 20:15

Ministria e Jashtme i ka kthyer sot përgjigjen zyrtare Presidentit të Republikës, Ilir Meta, rreth kërkesës për informacion(së dytë) kërkuar nga ky i fundit për çështjen e negociatave për kufirin detare me Greqinë.

Nëse do të pranojmë si të vërtetë raportimin mediatik, në kërkesën e dytë, presidenti i kërkoi Ministrisë së Jashtme “të hartohet një analize e brëndshme tekniko ligjore si dhe një platformë negocimi, duke përfshire studime që nisin që nga pasuritë minerare e deri tek ato arkeologjike, për këtë zone”.

Konkretisht është kërkuar:  

Të përgatiten materialet hartografike, të cilave do duhet ti bashkangjien edhe dokumente të tjerë

Vija delimituese sipas Protokollit të Firences dhe hartes që e shoqëron atë

Vija delimituese sipas Marrëveshjes së ndarjes së Shelfit Kontinental midis Italisë dhe Shqipërisë

Ujërat e Brëndshme, Ujerat Territoriale dhe Vija e Drejtë Bazë e Republikës së Shqipërisë

Vija delimituese sipas marrëveshjes së vitit 2009 lidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë

Vija delimituese sipas Marrëveshjes së lidhur midis Greqisë dhe Italisë

Po kështu Meta ka kërkuar edhe ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, ndërkohë që sot, kreu i shtetit ka pritur në zyrë kryeministrin Edi Rama.

Burimet nga Presidenca thonë se tashmë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka në tryezë të gjithë panoramën strategjike përmes të cilës do të mund të kontrollojë në kohë reale çdo vizë që do të hiqet mbi hartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.