Akuzat ndaj Meçollarit/Ministrja e Mbrojtjes, deputetëve: "Janë dacibao. Bëni kërkesë të shihni dosjen"

Postuar në 06 Mars, 2018 11:20

Qeveria shqiptare nuk do të tërheqë Artur Meçollarin si ekspert të detit në kuadër të negociatave për kufirin me Greqinë. E pranishme në Komisionin e Sigurisë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka deklaruar se të ashtuquajturat akuza për spiunazh janë fletërufe politike ndërkohë që në dosjen figurojnë vetëm letra anonime. Xhaçka ka bërë thirrje ndaj deputetëve të opozitës që të bëjnë kërkesë zyrtare për të aksesuar plotësisht dosjen e Meçollarit, që akuzohet nga PD-ja dhe disa përfaqësues të saj si njeri i implikuar me shërbime të huaja.

Do të vini tek inteligjenca e ushtrisë dhe të shihni daci-bao, letra anonime që nuk kanë asnjë fakt kundër Meçollarit. Jo çdo akuzë përbën fakt. Flas me përgjegjësi të plotë institucionale, si ministre. AISM është institucion varësie dhe hajdeni aty shihni letrat. Ju po më thoni largojeni? Po pse ta largojmë? Ju them se akuzat ndaj tij nuk qendrojnë. Asgjë nga sa diskutojmë sot nuk qendron. Për detyrat që kryejmë kemi kontakte me vende anëtare të NATO-s apo vende të tjere, po kështu kemi kontakte edhe me atashe ushtarak që s’janë miqësore me NATO-n. Kjo s’do të thotë se shkëmbjenë informacion të klasifikuar me këto vende. Është absurde të mendohet kjo”, tha Xhaçka.

Situata në Komisionin e Sigurisë është një ndër momentet kryesore për të ashtuquajturën transparencë që kërkohet nga opozita, ndërkohë që qeveria ende nuk ka dërguar informacionet shtesë për Presidentin e Republikës i cili ka kërkuar garanci për negociatat me Greqinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.