Rezultatet e zgjedhjeve në Itali, dhimbje koke për BE-në
Lëvizja "5 Yjet" e themeluar nga Bepe Grillo rezulton parti e parë nga votimet e së dielës në Itali me 31% të votave dhe 235 vende në dhomën e ulët, ndërsa qendra e djathtë është koalicioni fitues me 37% të votave.
Në radhët e koalicionit të djathtë, Lega Nord e Matteo Salvini-t përqendrohet në 18.69% të votave dhe 117 vende në dhomën e ulët. Forza Italia e Silvio Berlusconi-t ka fituar 13.45% të vitave dhe 102 vende në dhomën e ulët. Partia Demokratike (PD) e sheh veten në rënie me 19.4% të votave.
Pavarësisht rimëkëmbjes së moderuar ekonomike, koalicioni qeverisës i qendrës së majtë doli në vendin e tretë për shkak të zemërimit të gjerë të varfërisë së vazhdueshme, papunësisë së lartë dhe fluksin e më shumë se 600,000 emigrantëve gjatë katër viteve të fundit.
Duket e pamundur që ndonjë prej tri partive më të mëdha të Italisë të jetë në gjendje për të siguruar plotfuqinë, ndërsa shumë pak janë shpresat për një kthim në një qeveri "normale", çka pritet të shkaktojë dhimbje për BE-në. Skenarët më të përfolur përfshijnë formimin e një koalicioni euroskeptik që do të sfidojnë idenë e integrimit të mëtejshëm evropian ose zgjedhje të reja për të shmangur bllokimin.
Add new comment