qendra e djathte
Rezultatet e zgjedhjeve në Itali, dhimbje koke për BE-në
Lëvizja "5 Yjet" e themeluar nga Bepe Grillo rezulton parti e parë nga votimet e së dielës në Itali me 31% të votave dhe 235 vende në dhomën e ulët, ndërsa qendra e djathtë është koalicioni fitues me 37% të votave.
Në radhët e koalicionit të djathtë, Lega Nord e Matteo Salvini-t përqendrohet në 18.69% të votave dhe 117 vende në dhomën e ulët. Forza Italia e Silvio Berlusconi-t ka fituar 13.45% të vitave dhe 102 vende në dhomën e ulët. Partia Demokratike (PD) e sheh veten në rënie me 19.4% të votave.
Bullgari, Borisov drejt detyrës së kryeministrit për të tretën herë
Boyko Borisov, kreu i qendrës së djathtë në Bullgari, mund të jetë për të tretën herë kryeministër i vendit. Partia e tij ka dalë e para në zgjedhjet e së djelës ndonëse nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme.