Bullgari, Borisov drejt detyrës së kryeministrit për të tretën herë

Postuar në 27 Mars, 2017 13:02

Boyko Borisov, kreu i qendrës së djathtë në Bullgari, mund të jetë për të tretën herë kryeministër i vendit. Partia e tij ka dalë e para në zgjedhjet e së djelës ndonëse nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme.

Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë, partia e Borisovit fitoi 32.63% të votive, kurse Partia Socialiste doli në vend të dytë me 27.10% të votave. Paartia e minoritetit turk mori 8.94% kurse një parti e re, Vlia e biznesmenit Veselin Mareshki mori 4.16%. Borisov ishte kryeministër në vitet 2009-2013 dhe nga 2014 deri në vitin e fundit, në muajin nëntor të të cilit dha dorëheqje pasi kandidati i partisë së tij humbi zgjedhjet për president. Socialistët nuk e kanë përjashtuar një koalicion me partinë e Borisov.

https://euobserver.com/elections/137384

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.