Estradë me demarkacionin në Kosovë
Kuvendi i Kosoves dështoi edhe këtë të premte per te votuar marreveshjen e Demarkacionit per percaktimin e kufijve me Malin e Zi. Ndonëse u trumbetua me të madhe firmosja e marrëveshjes nga presidenti Thaçi e kryeministri Markoviç qeveria e Kosovës duket se nuk i ka ende 2/3 e votave per ta votuar kete marreveshje, per shkak se Vetevendosja dhe Lista Serbe kane deklaruar voten e tyre kunder. Me dështimin e radhës Kosova po ekspozohet keq edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që sheh të njëjtën shfaqje.
Kryeministri, Ramush Haradinaj në një fjalim para deputetëve tha se projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të 2015.
A çfarë po ju pengon raporti i Komisionit të ri a? Ku po ju dhemb? Marre ju koft”, tha Haradinaj.
“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit…”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.
Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.
“…Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje. E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti.
Në orët e para mëngjesit të së premtes partitë u mblodhën për të punuar në një draft që do të sillte një marrëveshje konsensuale para seancës. Express mëson nga burimet e saj se ka edhe nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilët po diskutohet, ndërsa deputetët po përballen edhe me presion nga ndërkombëtarët.
Add new comment