Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës
Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim. Sot, përmes gazetës “Panorama”, presidenca ka njoftuar se do t’I kërkojë ministrit të Jashtëm që të zbardhë emrat e negociatorëve që do të ulen në treyzë bisedimesh me Greqinë, se përmes një letre do të konstatojë problematikat e hasura dhe se në fund fare do të kërkojë që në grupin negociator të përfshihet një përfaqësues I presidencës, një I Shërbimit Informativ dhe një I Ministrisë së Drejtësisë.
Ky është një lajm I pakonfirmuar zyrtarisht por është teknikisht në stilin e Metës, ndaj edhe I besueshëm.
Si I tillë ai bart ato probleme të logjikës elementare që gjejnë shpjegim vetëm te dyshimet e Presidentit, te përpjekja për të shpikur përplasjen patriotike me qeverinë, pas vizitës s ëish-kryeministri Berisha bëri në Presidencë. Kjo ëstë e qartë pasi marrëveshja e re detare është më e mirë sesa ajo e vitit 2009, çka do ta nxirrte Berishën në dritë jo të mirë. Jo më kot, zëdhënësi I Berishës, Tritan Shehu, edhe ky pjesë e grupit konsultativ të Presidentit, foli për dërgimin e marrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare, ende pa parë tekstin e saj.
Por le të shohim se ku qëndron absurditeti I këtij lajmi që përhapet nga presidenca shqiptare, një institucion që çuditërisht nga mandati në mandate, e thjeshton progresivisht përfaqësimin e vet intelektual.
Së pari, presidenti kërkon ndryshimin e Grupit Negociator. Por vështirë të gjendet një bazë ligjore për këtë gjë.
Ligji 43/2016, “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, rregullon në hollësi mënyrën si kërkohet, jepet dhe merret plotfuqia. Për marrëveshje si kjo e detit, që lidhet në emër të Republikës, Plotfuqia për negtociatat jepet nga Ministri i Jashtëm, pas autorizimit të dhënë nga Presidenti. Pra në këtë rast, Meta jep vetëm autorizimin(neni 6).
Nëse do të supozojmë se Presidenti ka dyshime të arsyeshme për negociatat, ato mund të bëhen publike dhe sërish, ligji në fjalë ka disa garanci.
Marrëveshja do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë me ligj të veçantë. Ligji 43/2016, i njeh të drejtën edhe Kuvendit që të deklarojë Rezervë në raport me marrëveshjen, edhe nëse e ratifikon atë(“Rezervë” është deklarata e njëanshme që lëshohet nga autoriteti kompetent i Republikës së Shqipërisë në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, aderimit, miratimit ose pranimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare, me anë të së cilës synon të përjashtojë ose të ndryshojë efektet ligjore të dispozitave të caktuara të saj)(neni 26).
Pas këtij akti që është akt legjislativ, ai do të kalojë sërish në presidencë për të marrë dekretin. Pra hapësira për kontroll nga Presidenti është e siguruar me ligj dhe Kushtetutë.
Ky është vetëm njëri aspekt. Aspekti tjetër është se Presidenca që po luan këtë lojë, teorikisht do të jetë njohur me një projektvendim për projektmarrëveshjen. Një ide tjetër është se projekmarrëveshja bëhet gati pasi hyjnë në veprim negociatorët dhe për firmosjen e saj do të duhet të merret sërish autorizimi, çka e çon sërish përmbajtjen te kreu i shtetit. Në çdo rast, nuk ka asnjë hallkë që e shmang Presidentin dhe Kuvendin nga kontrolli I përmbajtjes, pa folur për faktin se një çështje e tillë është shumë delikate dhe asnjë palë nuk ka interes të akuzohet.
Së dyti, lajmi i mësipërm ka një element absurd te kërkesa e mundshme e kreut të shtetit për të përfshirë në grupin negociator, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të SHISH, që janë të dy institucione në varësi apo pjesë e qeverisë. Në marrëveshjen që negociohet ka një ministri përgjegjëse, ndërkohë që ministritë e interesuara mund të japin mendim. Pse duhet që përbërja e grupit të imponohet nga Presidenti? Kjo është një pyetje që ka vetëm një përgjigje: ka një palë politike në Shqipëri që nuk do me asnjë mënyrë që qeveria të shpallë një sukses në raport me Greqinë së afërmi. Sidomos ku Meta dhe Berisha janë protagonistë të marrëveshjes së vjetër dhe aktorë pasivë të së resë. Negociatat janë konfienciale, por jo për presidentin, i cili nuk ka nevojë të ketë një njeri të SHISH në to, që mandej të thërrasë në rapotim drejtorin e komanduar të shërbimit, për të kryqëzuar të dhënat.
Për këtë arsye edhe pengesat karakteristike të Metës, me çikërrima që shtohen rrugës, janë një lojë e vockël për fat të keq e një institucioni që është prekur keq nga simptomat politike të LSI-së. Nuk ka asgjë serioze në këto qëndrime të presidencës, e cila mund të vonojë, por as mund të ndikojë thelbësisht në negociata dhe as t’i pezullojë ato. Halli i (diskretitimit) të Sali Berishës nuk është hall i Shqipërisë.
Add new comment