Të paktën për presidentin e përbashkët të bëhet konkurs
Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit
Kështu u shpreh më 13 shkurt Albin Kurti i Vetëvendosjes, një politikan që ka qenë përherë I idesë së bashkimit.
Ja se çfarë ka deklaruar sot Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, një politikan që ka qenë përherë i idesë qendrore: Rëndësi ka çfarë fitoj unë.
Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet.
A duhen marrë seriozisht këto deklarata që bëhen sipas vaktit politik? Dhe të na falet ndonjë kurajo për të ndërhyrë aty ku është hapësirë private: A mund të besojë dikush që merr frymë nën këtë Diell, se Edi Rama ka një ëndërr politike për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Urojmë ta kemi gabim shumë, vetëm se nëse kjo gjë bëhet realitet, i lutemi kryeministrit të Shqipërisë, që presidentin unitarist ta zgjedhë me konkurs. Kaq e meritojmë pas futjes së Shqipërisë në Europë, zerimit të problemeve me stomakun dhe inkubimin e ëndrrës për ta parë Zonjë. Apo me një president Zonjë, sicc edhe ia ka qejfi z. Rama.
Add new comment