Ministri i Jashtëm: Ligji i Luftës do të hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë

Postuar në 31 Janar, 2018 11:56

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sqaroi dje në emisionin “Opinion” në Tv Klan sesi po veprohet për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia. Sipas Bushatit akti final do të jetë dekreti i Presidentit me kundërfirmat e ministrave dhe kryeministrit në formën e një vendimi që është ekuivalent me dekretin e vitit 1940.

Kemi bërë disa diskutime me palën greke.

Është hedhur ideja që përmes një traktati dypalësh të përcaktohej edhe heqja e ligjit të luftës. Kjo për ne ka qenë e papranueshme për sa kohë Shqipëria nuk ka një ligj lufte në fuqi me Greqinë dhe për sa kohë ligji i luftës është i lidhur edhe me një sërë hapash të tjerë politikë.

Kemi bërë një diskutim paraprak mbi një draftpaketë që qeveria greke do të dorëzojë në presidencë, pra një dekret që ka të njëjtën vlerë ligjore si dekreti i vitit 1940. Sipas të drejtës të brendshme greke është një dekret që sa kam kuptuar dhe lexuar kundërfimoset nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe firmoset nga presidenti i Republikës.

Nuk kalon në Parlament sepse është një vendim si ai Këshillit të Ministrave në Shqipëri që nuk ka nevojë të kalojë në Parlament

tha Bushati.

Sipas tij ky akt është shterues dhe zhbën çdo pretendim të mëtejshëm nga qeveri të tjera greke. Formula u njoftua paraprakisht nga Kotzias pak javë më parë kur tha se pala greke ka diskutuar disa mënyra për ta shfuqizuar ligjin në fjalë që qëndron formalisht në fuqi që nga viti 1940. Bushati tha se paketa e diskutimeve greko-shqiptare do të ketë një trajtim përfundimtar me marrëveshje brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.