"Telefoni" dhe "komunisti" në radhët e KLP e KLGJ

Postuar në 23 Janar, 2018 14:40

Një ditë pas zgjedhjes me short të listës me 10 anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, Partia Demokratike e quajti listën të pavlefshme, pasi sipas saj gjysma e kandidatëve janë në shkelje të hapur të kritereve që përcakton ligji.  

Këshilltari ligjor i grupit parlamentar te PD Gazment Bardhi, bëri publikë edhe dokumentat që provojnë shkeljen e kritereve, ndërsa Bylykbashi deklaroi votën kundër të Partisë Demokratike në seancë. 

 

Shkeljet sipas PD-së

Altin Hazizaj, kandidati për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga shoqëria civile.

Sipas dëshmisë së gjendjes gjyqësore rezulton se Hazizaj është i dënuar dy herë me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Sokol Lamaj, i cili vjen nga rradhët e avokatisë, nuk ka paguar rregullisht detyrimet tatimore.

Ilir Panda sipas ONM-së ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën”.

Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”, i provuar  nga një  komision të integritetit të individëve i vitit 96.  Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Lushnje.

Alfred Balla nga dokumenti i sjellë nga ONM është konstatuar nga SHBA dhe BE që nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në pesë vitet e fundit në Shoqërinë Civile. Sipas ONM-së platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjaturë e një platforme të një kandidati tjetër të skualifikuar në fazat e mëparshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.