Themeluesja e kompanisë "Kasperksky": Bitcoin, krijim i shërbimeve inteligjente amerikane
Bashkëthemeluesja e kompanisë së sigurisë kibernetike, Kaspersky, Natalya Kaspersky, ka deklaruar gjatë një prezantimi në universitetin ITMO në Shën Peterburg se Bitcoin, apo kriptomonedha që po trondit tregjet ndërkombëtare, është sajesë e shërbimeve inteligjente amerikane.
Bitcoin është një projekt i agjencive amerikane të inteligjencës që u konceptua për të siguruar financime të shpejta për aktivitetet e shërbimeve inteligjente të SHBA, Britaninë së Madhe dhe Kanadasë në vende të ndryshme. Teknologjia është e “privatizuar” njësoj si internet, GPS dhe TOR. Në fakt, është dollari në versionin e ri. Vlerësimi i saj kontrollohet nga poseduesit e exchange-ve
citohet ajo nga agjencia ruse, "Sputnik".
Sipas saj, edhe emri i themeluesit enigmatik të Bitcoin, Satoshi Nakamoto, është në fakt mbulim për një grup kriptografësh amerikanë.
Agjencia nuk sjell ndonjë të dhënë mbështetëse për këtë deklaratë të Kasperskayas, e cila është themeluese e një kompanie shumë të njohur, por që vitin e kaluar u godit nga agencitë dhe politika amerikane. Kongresi amerikan kërkoi nga ushtria amerikane që të shmangë produktet e saj për sigurinë kibernetike, pasi dyshohet se Kaspersky në fakt është një agjencië që vepron në bashkëpunim me shërbimet inteligjente ruse. Po kështu, Kongresi e ka cilësuar penetrimin e saj në tregun amerikan si kërcënim për sigurinë kombëtare duke e cilësuar kompaninë si burim serioz shqetësimi.
https://sputniknews.com/business/201801191060881605-kasperskaya-bitcoin-...
Add new comment