Kosova luan me “zjarrin”, paralajmërohet nga BE

Postuar në 16 Janar, 2018 10:03

Kosova rrezikon seriozisht të humbasë mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara nëse parlamenti voton të mërkurën Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara, i njohur ndryshe si Shkrirje e Gjykatës Speciale, e ngritur për trajtimin e krimeve të luftës nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

Siç raporton gazeta ”Zëri”,  Zyra e Bashkimit Evropian në një përgjigje dhënë gazetës ka paralajmëruar se tentimi për zhbërjen e Speciales rrezikon dukshëm raportet e Kosovës me Brukselin. 

“Në vitin 2015 Kosova mori një angazhim të qartë me BE-në dhe me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare për t’i themeluar Dhomat e Specializuara. Për BE-në kjo tregoi angazhimin e plotë të Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Çdo përpjekje për ta shfuqizuar ose për ta ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara do ta dëmtonte seriozisht një angazhim të tillë dhe do ta rrezikonte punën e përbashkët të BE-së në Kosovë mbi sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Prandaj, kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”-thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ajo Gjermane dhe ajo Norvegjeze, kanë kërkuar që nisma e 43 deputetëve të Kuvendit për ta zhbërë Gjykatën Speciale, të braktiset përfundimisht. Kryeministrit Haradinaj si mbështetës i kësaj nisme i është refuzuar viza nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

http://zeri.info/aktuale/181555/alarmi-i-fundit-i-nderkombetareve-per-sp...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.