Administratës do i kontrollohen faturat e ujit (Vendimi)

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 16:13

Adminsitrata do të hyjë edhe në vettingun e faturave të ujit. Pas reformës në sektorin e energjisë elektrike, qeveria është duke ndjekur të njëjtin skenar për të formalizuar edhe atë të ujit të pijshëm.

Vendimi i datës 13 dhjetor, urdhëron të gjithë ministritë që brenda datës 15 të çdo muaji, të verifikojnë nëse faturat e ujit janë paguar rregullisht apo jo. Këtë herë vendimi nuk përcakton penalizimet që do të merren ndaj adminsitratës, por masat për moszabtimin e tij, lihen në dorë të titullarit të institucionit.

Në vitin 2014-të, kabineti Rama 1, zbatoi një urdhër të kryeminsitrit, i cili kërkonte të merreshin masa ndaj punonjësve shtetërorë që kishin detyrime ndaj kompanisë OSHEE. I njëjti urdhër, është firmosur edhe tani nga kreu i qeverisë. Vetëm në këtë rast, borxhi apo fatura e papaguar duhet t’i paguhet ujësjellësit.

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.