Efektet e Kretës/Varrezë e re për ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke

Postuar në 17 Dhjetor, 2017 12:09

Diskutimet e Kretës duket se kanë prodhuar lëvizjet e para në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në mbledhjen e datës 13 dhjetor, qeveria ka vendosur të zbatojë marrëveshjen mes dy vendeve për ndërtimin e varrazave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar. Pala shqiptare merr përsipër përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e “shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë…“.
 
Vendimi i referohet detyrimeve të ligjit nr. 10256 të vitit 2010, i cili njeh vetëm dy vendprehje për të rënët në luftën italo-greke, atë në Këlcyrë dhe atë në Bularat të Gjirokastrës. Nëse pala shqiptare do t’i qëndrojë strikt ligjit ajo i ka ndërtuar tanimë varrezat e kërkuara, ndonëse ligji në fjalë është në thelb një akt ratifikues i një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila merr për bazë Traktatitn e Miqësisë të vitit 1996, të cilin dje Kotzias e deklaroi të mbyllur. Në diskutimin e komisionerin Hahn në Athinë, Kotizas tha se Greqia kërkon një Traktat të ri Miqësie, çka do të thotë se akti i vitit 1996 ka përfunduar afatin. Mbtetet për t’u parë se ku do të ndërtohet nja varrezë tjetër e cila në referim të ligjit nuk gjen mbështetje. 

Në vendimin e datës 13 dhjetor përcaktohet edhe shfuqizimi i një vendimi tjetër për këtë çështje, VKM-së nr. 496 të vitit 2011 që fliste pikërisht për dy varrezat e Këlcyrës dhe të Bularatit. 

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2011/PDF-2011/114-2011.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.