Kaos me Hipotekat
“Prej ditësh qindra qytetarë e biznese presin të marrin përgjigje nga zyrat e hipotekës nëse e kanë të lirë pronën ku do të ndërtohet për të marrë më pas lejen. Por kjo nuk ndodh për një fakt banal: inxhinieri është pushuar nga puna dhe deri tani askush nuk e ka zëvendësuar.”
Sipas Tv Klan kjo situatë ndodh prej afro një muaji. Aplikimi bëhet online në portalin e-leje, sipas një projekti të qeverisë dhe donatorëve të huaj, perfshi Bankën Boterore, që u financua për të zgjidhur problemin e vonesave dhe burokracive me lejet ndërtimit. Kryeregjistruesi Eljon Semanaj, u përgjigj duke thënë se ka vetëm 6 ditë në këtë detyrë dhe se ka ngritur një grup pune për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.
Mësohet se vetëm zyra e regjistrimit të pasurive të patundshme e Tiranës ka 37 vende bosh në stafin e saj të cilat kanë sjellë volume pune për specilaistët që kanë mbetur në organikë dhe qe kanë prodhuar vonesa për qytetaret. Burime brenda Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme thonë se shkresat për të plotësuar vakanacat janë bërë, por në kohën që kanë ndodhur ato, nuk ka patur drejtues që t’i zbatojë, per faktin se te gjithe drejtuesit e hipotekave u detyruan te japin doreheqjen me kerkese te kreut te qeverise.
Add new comment