TemaTv/Ekspertët e Kuvendit: Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 84 vota

Postuar në 06 Dhjetor, 2017 15:47

Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend këshillon që zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm të bëhet me 84. Memoja që do t’u dorëzohet deputetëve duket se zhbën çdo tentativë për të bërë zgjedhje tranzitore deri në ngritjen e organeve të reja që sipas Kushtetutës kanë të drejtë për të propozuar dhe vijuar me procedurat e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

“Në memon e Kuvendit dërguar Komisionit të Ligjeve sqarohet qartë se Kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet me 3/5 pra me 84 vota. Kjo gjë ka detyruar edhe Komisionin e Ligjeve të ndryshojë rendin e ditës. Kushtetuta e amenduar ka parashikuar mënyrën e e zgjedhjes s ë kryeprokurorit të ri…Për mazhorancën, deri në ngritjen e KLP-së, do të hyjnë në lojë dispozitat kalimtare të Kushtetutës, që kërkojnë një prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që përmbush kriteret ligjore me një votim të thjeshtë prej 71 votash, sikurse sugjeron EURALIUS dhe OPDAT. Nga ana tjetër, kundërshtimit të opozitës i është shtuar edhe Kuvendi”, raporton TemaTv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.