Baktere me origjinë jashtëtokësore në stacionin hapësinor?
Baktere të gjalla të cilat mund të kenë origjinë jashtëtokësore u gjetën në sipërfaqen e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Mikroorganizmat sipas kosmonautit rus, Anton Shkaplerov do të studiohen më tej në Tokë.
"Bakteret nuk kishin qenë aty gjatë nisjes së stacionit. Pra, ata kanë fluturuar nga diku në hapësirë dhe janë vendosur në anën e jashtme"-deklaroi Shkaplerov duke shtuar se mikroorganizmat mund të kenë ardhur nga hapësira e jashtme.
Shkaplerov tha se disa mikroorganizma nga Toka mbijetuan gjithashtu në një vakuum dhe në temperaturë me diferencë nga -150C në 150C. Këto baktere aksidentalisht hynë në hapësirën e jashtme gjatë eksperimenteve 'Test' dhe 'Biorisk', në të cilat u vendosen pako të veçanta në skeletin stacionit ISS dhe lanë aty për disa vite për të përcaktuar se si materiali ndikohej nga kushtet në hapësirë.
Megjithatë, gjurmët e baktereve me origjinë nga Toka - nga Madagaskari - dhe planktone nga Deti Barents u gjetën më parë gjatë një eksperimenti në maj. Shkencëtarët shpjeguan se ato arritën atje për shkak të fenomenit të ashensorit të jonosferës, në të cilin substancat nga sipërfaqja e planetit tonë ngjiten në shtresën e sipërme atmosferike.Pas zbulimit, agjencia ruse Roscosmos së bashku me shkencëtarë të tjerë sugjeruan ngritjen e kufirit të sipërm të biosferës në 400 kilometra nga lartësia aktuale e 20 kilometrave.
Add new comment