baktere

Restaurim biologjik për t'u kthyer shkëlqimin skulpturave të Mikelanxhelos

Postuar në 31 Maj, 2021 21:00

Një projekt avangardë për të restauruar skulpturat prej mermeri në bazilikën e Shën Lorencit, në Firence. Risia qëndron në faktin se për të pastruar sipërfaqet e mermerit janë përdorur baktere. "Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm", tha Paola D'Agostino, drejtoreshë e Muzeut Bargello. Skulpturave prej mermeri të bardhë u është rikthyer shkëlqimi falë një restaurimi krejtësisht biologjik dhe absolutisht jo-agresiv.

Baktere me origjinë jashtëtokësore në stacionin hapësinor?

Postuar në 27 Nëntor, 2017 22:30

Baktere të gjalla të cilat mund të kenë origjinë jashtëtokësore u gjetën në sipërfaqen e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Mikroorganizmat sipas kosmonautit rus, Anton Shkaplerov do të studiohen më tej në Tokë.

"Bakteret nuk kishin qenë aty gjatë nisjes së stacionit.  Pra, ata kanë fluturuar nga diku në hapësirë ​​dhe janë vendosur në anën e jashtme"-deklaroi Shkaplerov duke shtuar se mikroorganizmat mund të kenë ardhur nga hapësira e jashtme.

Subscribe to RSS - baktere