Shqipëria do të furnizojë me ujë Rajonin e Puglia-s

Postuar në 27 Nëntor, 2017 10:33

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin shkruan se së shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë. Në këtë shkrim janë  zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.

Sipas gazetës Panorama, kjo media shkruan se guvernatori i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

“Një tub që transporton ujë dhe që në krah kalon edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento,  ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania”, ka thënë guvernatori.
“Disa ditë më parë isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova.

Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar: përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.
http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/17_novembre_25/em...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.