Autoqefalia e Kishës Maqedonase, Kisha Bullgare: Do të dëgjohet edhe opinioni i kishave të tjera

Postuar në 23 Nëntor, 2017 16:04

Bullgaria dhe Maqedonia kanë nisur një etapë të re në marrëdhëniet shtetërore pas nënshkrimit në muajin gusht të Traktatit të Miqësisë. Në këtë kuadër duket se po hyn në rrugën e zgjidhjes edhe çështja e Kishës Orthodhokse të Maqedonisë e cila është rihapur pas një letre që kreu i KIshës Maqedonase i ka nisur kreut të Kishës Bullgare.

Gjatë një takimi mes dy kryeministrave, atij maqedonas Zoran Zaev dhe atij bullgar, Borissov, është folur edhe për këtë temë, ndonëse të dy kryeministrat kanë preferuar të deklarojnë se punët e kishës nuk duhen ngatërruar me ato të politikës.

“Shpresoj se do të përfundojë në njohje reciproke sepse Kisha Orthodhokse Maqedonase – Autoqefalia e Kryepeshkopatës së Ohrit është e një rëndësie shumë të madhe. Çështja është mes dy kishave. Na përket ne të inkurajojmë gjetjen e një zgjidhjeje në frymën e Traktatit të Miqësisë mes të dyja vendeve”, tha Zaev.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNeës/92/133982376

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe kreu i Kishës Bullgare, Peshkopi Jovan i Varnës sipas të cilit ajo do të trajtohet me seriozitetin më të madh. I pyetur nëse Patriarkana e Bullgarisë do të bëhet ose jo kisha nënë e Kishës Maqedonase, Jovan tha se për këtë do të kërkohet opinioni i kishave të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.