autoqefalia

Kisha Ortodokse Greke mbështet autoqefalinë e Kishës Ukrainase

Postuar në 28 Gusht, 2019 16:05

Kisha Ortodokse Greke ka eklaruar mbështetjen e vet zyrtare për pavarësinë e Kishës Ortodokse Ukrainase. Vendimi është njoftuar pas një mbledhjeje të Sinodit të Shenjtë, zhvilluar për dy ditë me radhë pas të cilës ka shprehur se njeh privilegjin e Patriarkut Bartholomeu për të adresuar çështjen e njohjes.

Patriarku dekretoi autoqefalinë e Kishës Ukrainase në janar të vitti 2019 duke provokuar reagime të Kishës Ruse.

Ukraina zyrtarizon Autoqefalinë e Kishës

Postuar në 05 Janar, 2019 13:24

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko vizitioi këtë të shtunë Patriarkanën Ekumenike  të Stambollit për të marrë pjesë në ceremonitë solemne të dhënies së autoqefalisë të Kishës të Ukrainës. 

"Është një nder i madh për mua dhe gjithë ukrainasit pjesëmarrja bashkë me peshkopin Epifan në ceremoninë e shumëpritur që do të mbahet të dielën"-tha presidenti i Ukrainës, duke shtuar "Vijmë te Patriarku Ekumenik Bartolomeu, me fjalë të sinqerta të vlerësimit nga popullit ukrainas për vendimin historik".

Kisha Ukrainase shpall Autoqefalinë

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 21:42

Ukraina zgjodhi Mitropolitin, Sergiy Dumenko si kreun e Kishës së re Autoqefale Orthodokse, duke shënuar shkëputjen historike me Rusinë, ndarje të cilën Kievi e konsideron të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e vendit.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha në fjalën e tij se "Ukraina nuk mund të jetë territori kanonik i Kishës Ruse. Në nëntor të këtij viti Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, miratoi pavarësinë dhe autoqefalinë e Kishës Ukrainës"

Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 11:40

Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare - Patriarkanës - ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.

Autoqefalia e Kishës Maqedonase, Kisha Bullgare: Do të dëgjohet edhe opinioni i kishave të tjera

Postuar në 23 Nëntor, 2017 16:04

Bullgaria dhe Maqedonia kanë nisur një etapë të re në marrëdhëniet shtetërore pas nënshkrimit në muajin gusht të Traktatit të Miqësisë. Në këtë kuadër duket se po hyn në rrugën e zgjidhjes edhe çështja e Kishës Orthodhokse të Maqedonisë e cila është rihapur pas një letre që kreu i KIshës Maqedonase i ka nisur kreut të Kishës Bullgare.

Gjatë një takimi mes dy kryeministrave, atij maqedonas Zoran Zaev dhe atij bullgar, Borissov, është folur edhe për këtë temë, ndonëse të dy kryeministrat kanë preferuar të deklarojnë se punët e kishës nuk duhen ngatërruar me ato të politikës.

Subscribe to RSS - autoqefalia