Edhe Princi Charles në listën e antisemitëve

Do të gjesh belanë në media? Afroju disi çështjeve që kanë të bëjnë me hebrejtë. Kjo nuk ka kursyer as Princin Charles të Anglisë, të cilit I është zbuluar një letër e vitit 1986 ku ai përdor terma që sipas një pjesë të medias janë antisemte. P.sh termi Lobi Çifut konsiderohet një i tillë dhe princi i aka lejuar vetes që ta përfshijë në tekstin e letrës.
“Tani unë e vlerësoj që arabët dhe çifutët kanë patur të gjithë një origjinë semite dhe është influksi i çifutëve të huaj, europianë(sidomos nga Polonia thonë) që ka ndihmuar në krjimin e problemeve të mëdha. E di se ka kaq shumë probleme komplekse, por si mund të ketë fund të terrorizmit pa eliminuar shkaqet? Sigurisht që ndonjë president i SHBA do ta gjejë kurajon dhe të përballet me lobin çifut në SHBA? Supozoj se duhet të jem naiv”, thuhet ndër të tjera në letër.
Ajo i është dërguar eksploruesit të Afrikës, Laurens van der Post dhe trajton kuptimin që Princi ka për Lindjen e Mesme. Letra është publikuar nga “Daily Mail” dhe ka provokuar reagime. “Të lë pa gojë”, citohet Stephen Pollard, kryeredaktor i British Jewish Chronicle.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5073607/Letter-penned-Prince-Cha...
Add new comment