Update/ Ateist, autori i masakrës së Teksasit (Foto)
Një sulm i përgjakshëm tronditi të dielën Teksasin teksa një person hyri në një kishë dhe vrau të paktën 26 besimtarë që ndodheshin brenda saj. Mes viktimave raportohet të jenë persona nga 5 deri ne 70 vjeç
Policia amerikane ka zbardhur të dhenat mbi autorin e masakrës së një dite më parë në një kishë të Teksasit ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Ai është një ish-ushtarak 26 vjeçar i quajtur Devin Patrick Kelley i njohur si atesit dhe predikues on line i bindjeve të tij. Në postimet në internet ai i quante qesharakë të gjithë ata që besojnë në Zot.
Të dielën rreth orës 11 30 të paradites ai hyri në kishën baptiste të Sutherland Springs, i veshur me rroba të zeza dhe jelek antiplumb duke hapur zjarr me një pushkë gjysmë-automatike. Më pasi ai u gjet i vrarë në makinën e tij. Një punonjës i një pike karburanti pranë kishës tha se dëgjoi 20 të shtëna, ndërsa policia konfirmoi vdekjen e autorit.
Oficerët e policisë thanë se 26-vjeçari kishte një regjistër relativisht të pastër kriminal, i proceduar përgjithësisht për shkelje të qarkullimit rrugor. Kelli kishte shërbyer në Forcat Ajrore nga viti 2010 deri në vitin 2014, kur u përjashtua pas dhunës ndaj partneres dhe fëmijës së tij. Më herët ai kishte kryer një dënim prej 12 muajsh në një burg ushtarak.
Pas ngjarjes presidenti Donald Trump që ka nisur një tur vizitash në Azi reagoi në twitter duke uruar që perëndia të jetë me viktimat dhe familjarët e tyre, ndërsa konfirmoi se po e mbikëqyr situatën nga Japonia. Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas sulmit në Manhatan ku një 29 vjeçar nga Uzbekistani hyri me një kamionçinë në korsinë e biçikletave duke u marrë jetën 8 personave dhe duke plagosur 15 të tjerë.
Add new comment