Pakica greke në Jug, festime treditore për festën kombëtare të Greqisë
Pakica greke në Shqipëri ka festuar për tri ditë festën Kombëtare të Greqisë. Apo siç njihet ndryshe Ditën e Jo-së, që përkujton refuzimin e Athinës zyrtare ndaj ultimatumit të Italisë Fashiste më 1940. Sipas njoftimit të Greek Reporter, në festime kanë marrë pjesë nxënës shkollash nga Saranda, banorë të zonave minoritare , por edhe përfaqësues të politikës si kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa dhe ambsadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani. Festime janë zhvilluar edhe në Derviçan, në Delvinë etj..Ceremonia ka patur si kulminacion festimet në manastirin e Këlcyrës dhe në Bularat, ku ambasadorja ka mbajtur edhe një fjalë të rastit. Siç mund të shihet nga fotot festimet janë shoqëruar me flamurin grek ku shkruhet Vorio Epiri, që vetëpërcakton emrin administrative të Jugut përmes një toponimi që është adoptuar nga Greqia.
http://eu.greekreporter.com/2017/10/29/greek-minority-in-albania-celebra...
Add new comment