79 vjet pas radiobllofit se marsianët pushtuan tokën (Video)

Postuar në 30 Tetor, 2017 18:28

Më 30 tetor 1938, Orson Welles nuk ka e pati të vështirë të bindë amerikanët nga radioja se planeti Tokë u sulmua nga marsianët.

Ishte epoka e artë e radios kur ky medium ishte burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit për miliona amerikanë.
Regjisori dhe aktori amerikan ishte 23 vjeç kur iu kërkua të mbulonte radiodramatizimin e romanit "Lufta e botëve" të shkrimtarit anglez, Herbert George, një nga veprat më të hershme letrare që përshkruan në detaje një konflikt të njeriut me jashtëtokësorët. 

Megjithëse kishte një përvojë të gjatë në media, ai as që e imagjinonte ndikimin që performanca e tij do të kishte në atë mbrëmje të së dielës, më 30 tetor 1938, në prag të festës së Halloween.

Sipas radiokronistit jashtëtokësorët po zbarkonin nga të gjitha anët  me armë të sofistikuara , duke shfarosur 7 mijë forca të sigurisë së gradës, ndërsa pushtuan Çikago dhe St Louis. Performanca e radios së Wells ishte mjaft realiste, me efektet zanore dhe aktorët që luajtën bindshëm rolet e gazetarëve.

Lajmi për pushtimin e qënieve nga Marsi shkaktoi një përçarje të madhe dhe mijëra banorë të këtyre zonave dolën të panikuar nga shtëpitë e tyre.  Sapo në studion e CBS u mësua mbi panikun e shkaktuar mbi popullatë  ëells doli në transmetim dhe i kujtoi audiencës se radiokronikë ishte një lojë.

Performanca e ëells u konsiderua pa ndonjë dëm nga Këshilli i Radiodifuzionit të SHBA-ve, por u rekomandua që media të ishte më e kujdesshme në të ardhmen. Vetë Welles kishte frikë se karriera e tij do të shkatërrohej pas zhurmës që ai krijoi, por në të vërtetë ajo që ndodhi në të vërtetë ishte e kundërta.

Publiciteti e ndihmoi atë për të siguruar një vend pune në Hollywood dhe në vitin 1941 për ta kthyer me filmin e famshmëm "Qytetari Kein", i konsideruar si një nga arritjet më të mira në historinë e filmit.

http://www.huffingtonpost.gr/2017/10/30/diethnes-osn-welles-arians_n_184...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo loje e Uellsit i kushtoi Amerikes disa plagosje, nje i vrare, shume trauma psiqike. Nje loje e persosur me mjaft rrezik per ate kohe. S.d.q., tregoi se si populli amerikan ishte mjaft injorant dhe idiot, duke e besuar vertet kete radiotransmetim. Sepse po te kishte lexuar pak me shume libra, e te shihte me pak filma hollivudi, do ta dinte se ne Mars nuk ishte vrojtuar nga teleskopet e Tokes as edhe nje shenje jete qeniesh jetesore!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.