radio

Hungaria mbyll radion e vetme të pavarur

Postuar në 15 Shkurt, 2021 16:28

KlubRadio, radio e fundit e pavarur hungareze mbylli transmetimin në mesnatë. Në një përballje me qeverinë e Oban, radioja la frekuencën analoge të përdorur deri tani. Por Andras Arato, drejtori dhe pronari i transmetuesit, nuk u dorëzua dhe filloi transmetimin në platformën e internetit të radios duke transmetuar “Himnin e gëzimit”, himni zyrtar i Bashkimit Evropian, raporton gazeta e pavarur online “Indeksi”. Kjo ishte një sfidë e hapur për Orban, në një kohë që edhe BE-ja është shprehur "seriozisht e shqetësuar" në lidhje me këtë hap.

Shtohen radiot që censurojnë Michael Jackson

Postuar në 07 Mars, 2019 21:08

Shtohet lista e radiove në mbarë botën që morën vendimin e vështirë për të mos transmetuar muzikën e Michael Jackson, në vazhdën e skandalit të abuzimit seksual që ka shpërthyer pas shfaqjes së dokumentarit "Leaving Neverland"

Dhjetra e stacione radiofonike në Australi, Kanada dhe Zelandën e Re deklaruan se nuk do të luajnë këngët e të ashtuquajturit "Mbretit të Pop-it”, në respekt të ndjenjave të audiencës. "Nova Entertainment" e Sidneit iu shtua të enjten listës së gjatë të radiove i bënë jehonë zemërimit të opinionit publik.

79 vjet pas radiobllofit se marsianët pushtuan tokën (Video)

Postuar në 30 Tetor, 2017 18:28

Më 30 tetor 1938, Orson Welles nuk ka e pati të vështirë të bindë amerikanët nga radioja se planeti Tokë u sulmua nga marsianët.

Ishte epoka e artë e radios kur ky medium ishte burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit për miliona amerikanë.
Regjisori dhe aktori amerikan ishte 23 vjeç kur iu kërkua të mbulonte radiodramatizimin e romanit "Lufta e botëve" të shkrimtarit anglez, Herbert George, një nga veprat më të hershme letrare që përshkruan në detaje një konflikt të njeriut me jashtëtokësorët. 

Subscribe to RSS - radio