"Shqipëria duhet të kërkojë përfshirjen e çështjes çame në Traktatin e ri të Bashkëpunimit dhe të Miqësisë me Greqinë"
Shaban Murati, gazetar, publicist dhe ish-diplomat shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” një opinion rreth marrëdhëieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke e nisur opinionin me atë që e quan ndërhyrje të paprecedentë të Athinës zyrtare në punët e brendshme të vendit tonë, kjo për rastin e deklaratës së fundit kur pala greke përmendi edhe çështjen “Tahiri”, Murati sugjeron që në bisedimet e Kretës të përfshihet edhe çështja çame.
“Kërkesa e Shqipërisë duhet të jetë që çështja çame të përfshihet në Traktatin e ri të Bashkëpunimit dhe të Miqësisë midis dy vendeve. Një traktat pa përfshirjen e çështjes çame nuk ka asnjë kuptim dhe nuk do të zgjidhë asnjë problem, ashtu siç nuk zgjidhi edhe traktati i mëparshëm gjatë 20 viteve”, shkruan ndër të tjera ai.
Kjo si kërkesë për përmbatjen e bisedimeve, ndërkohë që lidhur me goditjet e diplomacisë greke që kanë krijuar sipas tij një situatë të papëlqyeshme dhe që cenon dinjitein e Shqipërisë, Murati “i sugjeron kryeministrii” që t’i shtyjë negociatat e Kretës deri kur “Athina të demonstrojë vullnetin e mirë për të zgjidhur realisht problemet e pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe”.
Add new comment