Përplasje mes Kishës Orthodhokse dhe shtetit për meshën katolike ne Labovë
Kisha Orthodhokse ka reaguar ashpër ndaj një niciative të Institutit të Monumenteve të Kulturës për të mbajtur një meshë drejtuar nga klerikë katolikë me në Kishën e Labovës së Kryqit. Në reagimin e saj thuhet se kjo iniciativë është në shkelje të ligjit për përdorimin e objekteve të kultit, duke nënvizuar në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti. Kjo meshë ku përfshihen 3 klerike katolike nga Italia përkon me situatën që po zhvillohet në Tiranë për çështjen Tahiri dhe mund të lexohet si një përpjekje e Tiranës për të zbutur qëndrimin italian.
Reagimi i Kishës Orthodhokse
Me habi dhe keqardhje pamë në faqen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, në Facebook, tri priftërinj katolikë nga Italia, së bashku me një grup turistësh italianë, të kryenin “meshën e parë” në Kishën Orthodhokse të Labovës së Kryqit, një monument i famshëm bizantin.
Në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pati asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. Protestojmë për këtë shkelje të re të Ligjit 10057 dt. 22.1.2009, neni 23, paragrafi 2: “Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Gjithashtu është një fakt i pranuar ndërkombëtarisht se shteti nuk ka kompetencë të japë lejë në mënyrë arbitrare tek Kisha apo Fe të tjera, që të përdorin një objekt orthodhoks kulti. Iniciativa të tilla të papërgjegjshme janë shkelje e hapur e lirisë fetare dhe cenojnë bashkëjetesën paqësore të komuniteteve fetare në Shqipëri”-thuhet në reagim.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk do të reshtë kurrë së theksuari të drejtat e saj, siç ato përcaktohen qartë nga Ligji 10057, neni 22, paragr.2: “Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjtë, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Add new comment