labova e kryqit

Përplasje mes Kishës Orthodhokse dhe shtetit për meshën katolike ne Labovë

Postuar në 21 Tetor, 2017 21:30

Kisha Orthodhokse ka reaguar ashpër ndaj një niciative të Institutit të Monumenteve të Kulturës  për të mbajtur një meshë drejtuar nga klerikë katolikë me në Kishën e Labovës së Kryqit.  Në reagimin e saj thuhet se kjo iniciativë është në shkelje të ligjit për përdorimin e objekteve të kultit, duke nënvizuar në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.

Kritikë shkeljeve, operacion plastik në Kishën e Labovës së Kryqit

Postuar në 26 Prill, 2017 08:32

Kjo është një përgjigje për kolegun tim Arkitekt Restaurator Reshat Gega, i cili para disa ditësh ka njoftuar mbi “dëmtimet kriminale që po kryhen aktualisht  në Kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit“, të cilën e çmoj si reagim profesional me kurajo qytetarie (Reshat Gega, Alarm, po shkatërrojnë Kishës e Labovës së Kryqit, Dritare.net, 15.04.2017). E kam të lehtë t’i bashkohem denoncimit tënd i nderuar koleg, sepse je ndër të paktët arkitektë restauratorë idealistë të mësuar që i kanë mbetur këtij vendi prej shkollës klasike të viteve 70’-80’.

Subscribe to RSS - labova e kryqit