Dy dokumente nga Antimafia e Leçes fundosën Tahirin
Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri erdhi pas aksionit në Babicë të Vlorës. Vendimi u mor pas një analize më shumë se pesë orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me prokurorë që po hetojnë dosjen e Habilajve në Shqipëri, i konsideruar një grup kriminal i narkotrafikut ndërkombëtar.
Burime të rezervuara i thanë Top Channel se në Tiranë kanë mbërritur ose mbrëmjen e të mërkurës, ose mëngjesin e të enjtes, dy dokumente të rëndësishme që si duket kanë vulosur kërkesën e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit.
Po ashtu burimet thanë se dokumentat voluminoze nuk janë nga Prokuroria e Katanias, por nga antimafia e Leçes. Raportohet se në Vlorë për 1 vit e gjysmë ka qenë e stacionuar një skuadër e specializuar italiane që ka kryeer edhe përgjimet.
Add new comment