dokumente
Dy dokumente nga Antimafia e Leçes fundosën Tahirin
Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri erdhi pas aksionit në Babicë të Vlorës. Vendimi u mor pas një analize më shumë se pesë orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me prokurorë që po hetojnë dosjen e Habilajve në Shqipëri, i konsideruar një grup kriminal i narkotrafikut ndërkombëtar.
Burime të rezervuara i thanë Top Channel se në Tiranë kanë mbërritur ose mbrëmjen e të mërkurës, ose mëngjesin e të enjtes, dy dokumente të rëndësishme që si duket kanë vulosur kërkesën e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit.
Si vuri në dyshim CIA versionin zyrtar të vrasjes së Kennedy
Deklasifikimi nga Arkivat Kombëtare Amerikane javën e kaluar i mijëra dokumenteve sekrete lidhur me vrasjen e ish-presidentit amerikan John Kennedy ngrenë pyetje befasuese mbi me atë që zyrtarët e lartë të CIA dinin përveç versionit zyrtar të vrasjes dhe kur ata i mësuan këto detaje. Kennedy u vra në 22 Nëntor të 1963 gjatë turit në Dallas. Ai ishte në limuzinë bashkë me bashkëshorten Jasquelin (Jackei) Kennedy kur u qëllua me një plumb në qafë dhe një në kokë. Për këtë ngjarje u arrestua Lee Harvei Oswald, i cili u vra në mënyrë misterioze para se të merrej në pyetje.
Çështja “Shullazi” në fokus. Berisha publikon materiale të reja
Ish-kryeministri Berisha publikon një dokument që sipas tij vërteton se Emiljano Shullazi eshte de fakto bashkepronar i Vollges ne Durres. Kartela i Përket Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës dhe përcakton se Emiljano Shullazi është pronar i një hoteli në Durrës, bazuar në një regjistrim të vitit 2014. Me 15 dhjetor të vitit të shkuar, kompania "Saudi Brothers" ia kalon pjesen e saj me dhurim Emiljano Shullazit, qe figuron bashkepronar me familjen Kodra. Ne dokument shkruhet se Shullazi eshte pronar i vetem i nderteses me siperfaqe 1129 meter katrore.