Çështja “Shullazi” në fokus. Berisha publikon materiale të reja
Ish-kryeministri Berisha publikon një dokument që sipas tij vërteton se Emiljano Shullazi eshte de fakto bashkepronar i Vollges ne Durres. Kartela i Përket Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës dhe përcakton se Emiljano Shullazi është pronar i një hoteli në Durrës, bazuar në një regjistrim të vitit 2014. Me 15 dhjetor të vitit të shkuar, kompania "Saudi Brothers" ia kalon pjesen e saj me dhurim Emiljano Shullazit, qe figuron bashkepronar me familjen Kodra. Ne dokument shkruhet se Shullazi eshte pronar i vetem i nderteses me siperfaqe 1129 meter katrore. Për këtë pronë shkruan ish-kryeministri para 16 muajsh pati nje afere te rende ku bandat e qeverise e kercenuan me jete kryerregjistruesin. Berisha përmend se në dhjetor të vitit të shkuar në Durrës u vra ne menyre te mistershme ne nje i ri me mbiemrin Kodra, por qe sipas tij nuk dihet nese ka lidhje me pronen tek Vollga. Ne dhjetor u vra te Vollga Ervin Kodra. Ai u qellua me bresheri automatiki se bashku me Endri Caushaj. Ne kartelen e pasurise se paliajtshme, qe publikon Berisha, ky mbiemer figuron si bashkepronar me Emiljano Shullazin ne kete ndertese.
“Por pervec ketyre, burime nga Durresi, qytet ne te cilin Mili i Partise kishte zhdepur Gjushin e Bashkise, informojne se dy muajt e fundit ka marre miratimin e ketij te fundit per ndertimin e nje fshati turistik ne Lalz. Perveç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore territori, rreth pallatit mbreteror. Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres. Ky kriminel se bashku me drejtorin e policise se Durresit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj (drejtori i vetem qe ne tre vjet nuk ka levizur nga detyra dhe qe vetem ne konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojne kete vit te gjitha plantacionet e pafundme te Kanabisit ne territorin e qarkut te Durresit. Ai ka bllokuar tenderin e landfillit te Maminasit. Duke shprehur mbeshtetjen time me te plote per goditjen e njerit prej eksponenteve me kryesore te krimit qeveritar, i bej thirrje prokurorise te qendroje me vendosmeri ndaj cdo presioni politik qe kerkon te bllokoje hetimet dhe te pengoje shembjen e perandorise se krimit te Shullazeve te pushtetit! I bej thirrje qytetareve te ndihmojne hetimin e kesaj organizate kriminale me çdo te dhene qe ata disponojne”, shkruan Berisha.
Një kontribut ky direkt në çështjen penale që është hapur ndaj Shullazit për gjobvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm. Por edhe një përpjekje për diversion – kësaj radhë mbi bazë elementësh konkretë – ndaj reformës në drejtësi në deligjitimimin e një shumice që është në akuzë.
Comments
O po nga i di ky plaku i
O po nga i di ky plaku i Berishajve, edhe hipotekat e njerezve ?
A mos valle, ka akces, edhe tek harta dixhitale e tokes dhe e trojeve, qe ka hipoteka ?
A mos valle ka akces, edhe ne dokumentat e hipotekave, si rregjistrat, etj, etj, ?
Keto gjera, duhen verifikuar.
Mbasi ekziston rreziku qe Plaku i Berishajve, te beje ndonje te pabere, nga inati.
Kur do te beni ate kodosh reforme ne drejtesi, mbasi na merzitet bythen.
O bejeni, o lereni.
Kam vetem nje frike.
Ne rast se do te futet ne burg Sali Berisha, mos e fusin ne nje qeli me Shullazin, apo ne rastin me te mire, me Jaho Salihin.
Le te zgjedhe vete, me ke te doje.
Add new comment