18 të arrestuar në Greqi, ngritën flamurin e Katalonjës në ambasadën spanjolle
18 anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonias. Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.
Pas hyrjes në ambasadë, anarkistët u ngjitën në tarracë ku shpalosën një banderole të shkruar në spanjisht dhe greqisht. Ata shpërndanë fletushka me parrulla të ndryshme në mbështetje të shkëputjes së Katalonjës, mes tyre parrullën e njohur të antifashistëve gjatë luftes civile të Spanjës, “No pasaran”.Anarkistët kanë bërë thirrje për një tubim para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kundër arrestimeve dhe dënimit eventual të aktivistëve të tjerë..
Add new comment