Lutje masive e polakëve në kufi. Kujtohet fitorja mbi osmanët…

Postuar në 08 Tetor, 2017 17:29

Mijëra polakë u janë drejtuar pikave kufitaretë vendit për të kryer ritin e lutjes për shpëtimin e Polonisë dhe të botës.  Mediat e ndryshme të Europës i kanë kushtuar rëndësi kësaj ngjarjeje, pasi ndonëse kreret e kishës katolik polake thonë se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërtisht fetar, ka hamendësime se në këtë rast ka një axhendë anti-islamike. Data kur kryhet kjo lutje lidhet me fitoren kristiane mbi osmanët në betejën e Lepantos në vitin 1571, zhvilluar pranë gjirit të Patras më 7 tetor. 

Mediat citojnë njerëz të ndryshmë, pjesëmarrës në ceremoni  që evokojnë një besim të fortë kristian. Mes tyre është I qartë shqetësimi për rrezikun islamik, që duket se po shërben si përforcues i besimit kristian, katolik, aktualisht në bjerrje në Europë. Aktiviteti po analizohet edhe si mbështetje  për vendimin e fundit të qeverisë polake për mospranimin e refugjatëve myslimanë, vendim I cili mbështetet nga shumica e polakëve. Përveç Polonisë këtë masë e kanë adoptuar edhe Çekia dhe Hungaria.

http://www.bbc.com/news/world-europe-41538260

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.