Si gjithmonë heq përgjegjësitë nga vetja
Në anën e atyre që janë në luftë frontale me krimin e ka rreshtuar veten kryeministri Rama, teksa iu desh të komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për sitatën e rënduar kriminale në vend dhe përgjegjësitë që strukturat shtetërore kanë në të paktën 3 çështje, mosarrestimin e Kelment Balilit, luftën kundër drogës dhe ngjarjen e Elbasanit ku akuzohet se dhëndri i Qazim Sejdinit goditi makinën e policisë.
Ambasadori amerikan pak ditë më parë foli për 4 klane dhe 20 familje që drejtojnë aktivitetin kriminal në vend si dhe për përgjegjësi direkte të policisë shqiptare dhe drejtësisë në moskapjen apo mosdënimin e elementëve kriminalë. Pa dhënë shpjegime si u shpenzuan 4 vjet dhe pse u lanë të livadhisnin klanet dhe familjet me aktivitet kriminal, kryeministri i jep merita vetes me argumentin se në luftën kundër krimit ka bërë për vete edhe ambasadorin amerikan. Sa për policinë, kryeministri nuk e ka të vështirë ta thotë me një fjali se ajo është e inkriminuar, duke ia lënë faturën e përgjegjësisë një policie që deri dje e gradonte si institucionin më të besueshëm për shqiptarët.
Komenti i Ramës për deklaratën e ambasadorit:
Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për t’u shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherbet si katalizator. Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme. Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet.Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit. Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit
Add new comment