62 klerikë dhe studiues/Letër përmes së cilës akuzojnë Papa Françeskun për përhapje herezish

Postuar në 25 Shtator, 2017 13:53

Nismat për ndryshim të ndërmarra nga Papa Françesku nuk kanë kaluar pa kundërshtime. Një grup klerikësh dhe studiuesish nga e mbarë bota kanë ndërmarrë një hap shumë të rrallë, teksa i kanë paraqitur kreut të Vatikani, një letër 25 prej faqesh përmes të cilës akuzojnë Papën se po përhap herezi që lidhen me martesën, jetën morale dhe përthithjen e librave të shenjtë.

E titulluar Corectio filialis de haeresibus propagates, letra i është paraqitur Papës që më 11 gusht, por ajo është bërë publike vetëm së fundmi, nisur nga fakti se Bergolio nuk u ka kthyer asnjë përgjigje. Letra është firmosur nga 62 persona mes të cilëve intelektuali gjerman, Martin Mosebach, ish-presidenti i Bankës së Vatikanit, Ettore Gotti Tedeshci dhe Peshkopi Bernard Fellay.

Shqetësimi kryesor i firmëtarëve është thirrja apostolike Amoris Laetitia në të cilën nismëtarët identifikojnë 7 pozicione heretike të Papës për martesën, jetën morale dhe librat e shenjtë.

Ky është rasti i parë që një nismë e tillë ndërmerret që nga viti 1333, vit kur Papa i atëhershëm, Gjon XXII.  Autorët i vënë në dukje Papës të drejtën e tyre për të ndërmarrë një nismë të tillë, më tej ata ekspozojnë pjesë të Amoris Laetitia dhe në fund ata theksojnë se dy janë shkaqet e krizës: modernizmi dhe Martin Luther.

Firmëtarët shtojnë se ata “nuk po akuzojnë Papën për herezi” dhe se nuk po “gjykojnë fajësinë e Papës në përhapjen e herezive” pasi nuk është detyra e tyre një gjë e tillë.

http://www.correctiofilialis.org/wp-content/uploads/2017/08/Correctio-fi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.