Në Bibliotekën Kombëtare u dogjën materiale që nga viti 1905

Postuar në 21 Shtator, 2017 14:14

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani zbardhi pasojat e zjarrit që ra në këtë institucion në muajin mars.  Sipas saj, zjarri ka shkrumbuar 3 308 tituj, nga të cilat 748 janë formate gazetash që datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.
Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.
"Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka te tjera. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani. 
Sipas asaj që thuhet zyrtarisht, ishte një shkëndijë elektrikeqë  shkaktoi zjarrin në katin e nëndheshëm të Bibliotekës, aty ku edhe ruhen materiale historike dhe libra të një rëndësie të veçantë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.