Fjalimi i Trump në OKB, mesazh force për Korenë
Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të jenë të detyruar të përdorin forcën për të "shkatërruar" krejtësisht Korenë e Veriut nëse Pheniani nuk tërhiqet nga programin bërthamor.
“Shtetet e Bashkuara janë një vend me një fuqi të madhe dhe me durim, por nëse do të jetmi të detyruar të mbrohemi dhe të mbrojmë aleatët tanë, nuk do të kemi zgjedhje tjetër veçse të shkatërrojmë plotësisht Korenë e Veriut”-deklaroi Trump. “Njeriu Raketë” është një një mision vetëvrasjeje, tha presidenti amerikan duke iu referuar liderit komunist Kim Jong-un. Megjithatë Trump theksoi se shpresa e tij mbetet që të mos detyrohet të përdorë dorcën ndaj Penianit.
Udhëheqësi amerikan paralajmëroi armiqtë se ushtria amerikane "së shpejti do të jetë më e fortë se kurrë. Presideenti amerikan u ndal gjithashtu edhe për marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të cilin tha se maskon një diktarurë të korruptuar poshtë vellos së demokracisë.
Add new comment