2016/152 milionë fëmijë të përfshirë në punë. 1/3 nuk shkojnë në shkollë

Postuar në 19 Shtator, 2017 16:27

Rreth 152 milionë fëmijë në botë, apo 1 në çdo 10 fëmijë janë të përfshirë në punë. Po kështu 72 525 000 bëjnë punë të rrezikshme, më shumë se 1/3 nuk shkojnë në shkollë. Shifrat janë publikuar nga një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, agjenci e OKB-së. Në krahasim me vitin 2000 numri i fëmijëve të përfshirë në punë ka rënë me 94 milioë, por ritmi i rënies është ngadalësuar. Fëmijët janë të moshës 5-17 vjeç ndërkohë që për vitin 2016, llogaritet se 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne dhe 89 milionë përjetuan forma të saj.

Puna e fëmijëve është përqendruar kryesisht në bujqësi, 70.9% dhe nga numri i përgjithshëm 152 milionë, 64 milionë janë vajza dhe 88 milionë djem. Afrika qëndron në krye me 72,1% të totalit, ndjekur nga Azia dhe shtetet arabe me 1.2 milionë fëmijë.

http://www.ilo.org/global/about-the-ilo/newsroom/news/WCMS_574717/lang--...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.