Qeveria ndërhyn në Shkozë (Video)
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë këtë të marrë në Shkozë për prishjen e banesave që preken nga projekti për rehabilitimin e lumit të Lanës, pavarësisht kundërshtisë së fortë të banorëve.
Familjeve u është kërkuar zhvendosja e orendive për të vijuar më pas me shembjen e 123 shtëpive.
Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.
Banorët nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim për pronat, sepse thonë se janë vendosur në vitet ’80 dhe ishin në proces legalizimi. Bashkia u ka ofruar bonus për marrjen e kredive të buta dhe përfshirjen në programin e banesave sociale. Përplasja erdhi pasi banorët pretendojnë se në fushatë u ishte thënë se banesat e tyre do legalizoneshin.
Me ane te nje statusi ne faqen e tij ne FB, Berisha shkruan se “Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj” dhe ka bere thirrje per mediat qe te jene ne krahe te viktimave.
Policia terheq zvarre nenen e te miturit ne Shkoze by lapsi-al
Add new comment