Politika e madhe e Tiranës/Merret me Korenë e Veriut dhe "harron" referendumin e kurdëve
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënon ashpër lëshimin e raketës balistike nga Korea e Veriut. Në deklaratë vihet në dukje shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Qeveria shqiptare i bën thirrje RPDK-së të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratë.
Deklarata nuk mund të shihet veçse si një përpjekje e Tiranës zyrtare për të vendosur një mënyrë komunikimi me Shtëpinë e Bardhë, e cila qëndron si kundërpalë e Phenianit. Qeveria aktuale dhe kryeministri Rama nuk kanë një raport të ngritur me administratën Trump pas komenteve që Edi Rama bëri kundër tij në fushatën elektorale të nëntorit 2016. Është komike të shikosh sesi Shqipëria prononcohet për testet raketore të Koresë dhe hesht ta zëmë për referendumin e kurdëve, që buron nga e drejta e vetëvendosjes.
Add new comment