Konsensus PS-PD për Himarën, Athina i kujton Tiranës integrimin në BE
Megjithë polemikat Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi planin rregullues të Himarës ku përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së votuan pro. Plani rregullues i Himarës parashikon zgjatimin e shëtitores së qytetit deri në afërsi të portit, ndërsa nga zgjatimi i saj preken disa ndërtime në këtë zonë, të cilat do të shemben. Mes personave të prekur nga ky plan janë edhe vetë Beleri dhe Neranxi, të cilët zotërojnë prona në mesin e ndërtesave që parashikohen të shemben pas miratimit të planit.
Athina e konsideron kete shkelje te te drejtave te Njeriut te minoritetit grek ne vendin tone.
Qendrimin e ashper nga shteti fqinj e mbajti mengjesin e sotem zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Greqise Alexandros Gennimatas, i cili me nje ton paralajmerues tha se Tiranes intereson shkelja e te drejtave me shume sesa rruga europiane e vendit.
“Autoritetet shqiptare duket se konsiderojnë më të rëndësishme shkeljen e të drejtave të minoritetit grek se sa rrugën europiane të vendit”, tha Gennimatas.
Add new comment