Ekonomia e zezë, Greqia kryeson listën e vendeve të Europës

Postuar në 30 Gusht, 2017 19:13

Greqia është e para në listën e vendeve me shkallë të lartë të "ekonomisë informale". Sipas një studimi nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Aplikuara, të Universitetit të Tübingen në Gjermani, ekonomia e zezë në shtetin fqinj është nivelin 21.5% të GDP-së për 2017.

Për Italinë ekonomia informale llogaritet në 19.2%, për Spanjën në 17.8%, për Gjermaninë në 10.4%, ndërsa për SHBA  në 5.4%. Për Norvegjinë, ekonomia e zezë llogaritet në 12.2% të PBB-së, për Mbretërinë e Bashkuar në 9.4%, për Japoninë  në 8.6% ndërsa për Zvicrën në 6%.

Termi "ekonomi hije" i referohet atyre transaksioneve të kryera "jashtë biznesit", ku shumë sipërmarrje private ofrojnë shërbimet e tyre duke shmangur taksimin. Transaksionet që janë bërë në këtë mënyrë kanë shënuar rritje të shpejtë në mbarë botën, veçanërisht pas fillimit të krizës ekonomike.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror mbi Tregtinë e Paligjshme në periudhën 2012-2014 vlerësoi atëherë ekonominë informale në 650 miliardë dollarë.
Shifrat  janë jo pak shqetësuese për qeveritë europiane, pasi të ardhurat nga taksat duket të jenë në rënie. Frika gjithashtu është se përpjekja për të ulur ekonominë informale mund të kufizojë rritjen ekonomike dhe pengojë inovacionin.

https://www.weforum.org/agenda/2017/08/this-country-s-shadow-economy-is-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.