"BE nuk mbrohet dot pa NATO. Të shmanget ideja e komandës apo ushtrisë europiane"
Bashkimi Europian nuk do të jetë në gjendje të mbrojë veten pa ndihmën e NATO-s dhe dy aleatëve, ShBA dhe Britaninë e Madhe. Ky është mendimi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg I shprehur në një intervistë për gazetën polake “Rzeczpospolita”.
“Ne duhet të shmangim dublimin si krijimin e komandës europiane apo të ushtrisë europiane. Dhe retorikën se Europa do të jetë e aftë të menaxhohet pa NATO”, tha ai.
Nuk dihet se në çfarë cilësie flet Stoltenberg, pasi detyra e sekretarit të Përgjithshëm është asgjë nëse 5 anëtarët kryesorë të NATO-s ndjekin axhenda të ndryshme. Sot që flasim Perëndimi nuk dimse çfarë duhet të bëjë me Turqinë, ndërkohë që ShBA është e angazhuar me problemet e brendshme.
Ilustrim për këtë është qëndrimi i Stoltenberg për Rusinë, duke cilësuar se ajo ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Që këtej rrjedhin edhe sanksionet. Por deklarimit të zyrtarit në fjalë se “ne nuk duam Luftë të Ftohtë me Rusinë” nuk i duhet besuar shumë për shkak se janë të tjerë ata që vendosin dhe këtu qëndron edhe paradoksi i deklarimeve të këtilla.
http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=08&dd=28&nav_id=102174
Add new comment