Kultura e timonierit
Edi Rama prezantoi sot para shqiptarëve emrat e kabinetit të ti qeveritar që do të drejtojë për këtë mandat. Për atë që ndjek politikën shqiptare nuk mund të thuhet se ka ndonjë të papritur duke patur parasysh mënyrën dhe preferencat e zotëri në drejtim. Drejtimi politik në lëtë lloj sistemo politiko-komunikativ nuk mund të ndahet nga shoë dhe pjesa e dukjes. Patjetër që Edi Rama ka edhe arsye të vetat, mirëfilli politike për spostimt e bëra, për shkurtimet dhe për katapultimet. Nisur nga paralajmërimi për bashkime agjencis, apo bashkime si doganat me tatimet, nuk është çudi që ndonjë emër që deri më dje ta kemi parë si ministër ta shohim sërish me duart në buxhetet obeze të këtyre enteve të reja. Por skemi pse të paragjykojmë. Qeverisë i do uruar punë e mbarë dhe sa më shumë punë të vërteta.
Çështja që po diskutohet me zjarr këto orë për qeverinë e re për atë sesi një njeri i vetëm cakton se kush bëhet dhe kush ikën, nuk lidhet dhe aq me llogari okulte sesa me një kulturë të përbashkët. Opozita parlamentare që sot pati guximin të hapte gojën për të folur duke menduar se po lëshonte flakë, vendosi një precedent të ri në këtë drejtim. Listat e Lulzim Bashës mbinë në veshin e demokratëve dhe të shqiptarëve në orët e vona të një mbrëmjeje duke dalë thjesht dhe vetëm nga xhepi i tij.
Së dyti, opozita nuk prezantoi ekipin e vet dhe këtë nuk e ka bërë askush deri më sot. Duke pranuar lojën me një zë në fushatë elektorale, duke rendur së fundmi edhe pas batutave bajate të kryeministrit, të gjithë ne në fakt kemi legjitimuar këto fuqi që janë absurde në një sistem që presupozohet si demokratik. Ne kemi ngritur institucionin e timonierit që vendos rregullat që do vetë, përpara se Edi Rama të improvizonte terminologjitë e tija prej tifozi: tepsi-timon. Timonierët janë ngado, vetëm se në ndryshim nga pozicioni përlavdues që i japin vetes, ata thjesht preferojnë të rrinë në vendin e parë me duart mbi timon. Jo të shkojnë gjëkundi.
Është kjo skemë që e bën më fituese se çështë fitoren e Ramës dhe duke tërhequr pas si model një fitore të Bashës në mesin e një katastrofe të PD-së. Sot Basha ka deputetët personalë në një parti humbëse. Por kaq i duhet. Kaq i mjafton. Dhe kaq i mjaftojnë edhe kryeministrit, i cili mesa duket argëtohet me këndvështrimin që vëmë në punë ndaj akteve të tij, ndërkohë që vetë ka fituar pjekurinë e duhur që çdo gjë ta bëjë me laps në dorë. Kuptohet vetëm për llogaritë e veta. Asgjë përtej kësaj.
Add new comment