Skanimi i trurit mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen

Postuar në 22 Gusht, 2017 23:35

Truri ynë duket të jetë më mirë  në parashikime sesa vetë ne. Një pjesë e trurit tonë bëhet aktive kur ka dijeni se diçka do të ketë sukses të plotë, edhe pse ne me vetëdije mund të vendosim ndryshe. Nëse kjo gjetje funksionon, mund të çojë në sondazhe më të mira elektorale,  madje të parashikojë edhe ndryshimet në tregjet financiare.

Për të parë nëse dikush mund të parashikojë sjelljen e tregut, Brian Knutson në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni  dhe ekipi i tij skanuan trurin e 30 personave, ndërkohë që vendosën të financojnë 36 projekte për filma dokumentarë. Secili kishte të skanuar skenat e filmave dhe përshkrimet e çdo fushate, dhe më pas u pyetën nëse do të donin të financonin projektin.

Duke shqyrtuar skanimet e trurit të pjesëmarrësve, ekipi zbuloi se aktiviteti në pjesën e trurit të quajtur bërthama açumbens kishte qenë ndryshe kur ata konsideronin projektet që më vonë vazhdonin të ishin të suksesshme. Shpjegimi më i thjeshtë për rezultatet e Knutson është se ka diçka në lidhje me paraqitjen vizuale të projekteve që bërthama açumbens i përgjigjet fuqishëm dhe se është përgjigja pozitive ose negative ndaj këtij stimuli që parashikon suksesin në një periudhë afatgjatë.

"Nëse mund ta dekonstruktojmë procesin e vendimmarrjes në tru, atëherë mund të identifikojmë aktivitetin që përfaqëson qëllimin e asaj që një person përfundimisht do të bëjë", thotë Knutson."Kjo është shumë interesante," thotë Stefan Bode nga Universiteti i Melburnit në Australi, "Por më ka mbetur një paradoks mjaft i fortë: si mundet truri të dijë se çfarë do të jetë e suksesshme, por personi nuk e zotëron një bindje të tillë? "

"Nëse ne fillojmë të kuptojmë origjinën e këtij fenomeni, ky mund të jetë një hap i madh përpara në fushën e parashikimit nervor të sjelljes së popullatës dhe mundësisht të jetë i zbatueshëm në fusha të tjera, të tilla si vendimet shëndetësore dhe financiare", thotë Bode. Marrja në konsideratë e pjesëve të tjera të trurit mund të nxisë më tej fuqinë parashikuese të skanimit të trurit. Kur ekipi i Knutson-it e trajtoi algoritmin në aktivitetin nervor të tërë trurit, ata ishin në gjendje të parashikonin rezultatet me 67 përqind të saktësisë.

https://www.newscientist.com/article/2144723-scanning-your-brain-can-pre...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.