Skica e Renzo Piano: Vizatojeni Italinë si t'ju pëlqejë

Postuar në 20 Gusht, 2017 10:05

Arkitekti Renzo Piano i ka dhuruar gazetës “Repubblica”, një vizatim të vetin të Mesdheut. Një liqen i kaltër në mes të tokës së bardhë të kontinenteve që e qarkojnë. Një ide e thjeshtë me një provokim të imagjinatës së gjithësecilit: Italia aty duket, nuk ekzistojmme kufijtëne qartë. Një vend që bashkon veriun me jugun, në mes të kulturave të ndryshme, qytetërimeve antike, ajo është siç thotë arkitekti e bekuar nga gjeografia dhe klima. Një ftesë për të gjithë: Vizatojeni Italinë si ta mendoni, si të imagjinoni, meqenëse si vend në mes të Mesdheut, ajo ka marrë nga të gjithë dhe ka rrezatuar përherë. 

Për këtë arsye secili mund t’ia konturojë kufijtë sipas preferencës së civilizimit apo imagjinatës gjeografike. 

Një provokim shumë elegant që na thotë se ndonëse Italia ka kufij gjeografikë të qartë, kufijtë e tjerë, ata politikë, janë barriera të padobishme dhe të kota në një botë si Mesdheu, që shkëlqen dhe do të shkëlqejë pikërisht për atë sintezë që përfaqëson për mijëra vjetësh me qytetërimet e ndryshme. 

http://www.repubblica.it/cultura/2017/07/29/foto/renzo_piano_ragazzi_dis...

Një skicë e Stefano Pogliani paraqet Italinë politike të sotme: në gjunjë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.