“Shpresa për raporte të reja me SHBA, vdiq. Trump do ta largojnë nga detyra”

Postuar në 03 Gusht, 2017 01:04

Vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nga SHBA, ka tensionuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve, edhe kështu shumë të brishta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri rus, Dimitry Medvedev shkruan se me aktin e fundit, SHBA ka hapur luftë të plotë tregëtare dhe se marrëdhniet nuk shpresë se do të përmirësohen.

Firmosja nga presidenti amerikan e sanksioneve të reja kundër Rusisë krijon disa pasoja: së pari, shpresa për përmirësimin e raporteve tona me administratën amerikane vdiq. Së dyti, SHBA deklaron luftë të plotë tregëtare ndaj Rusisë. Së treti, administrata Trump demonstron pafuqinë e plotë duke transferuar në mënyërë poshtëruese fuqitë ekzekutive drejt Kongresit çka ndryshon balancën e psuheteti në qarqet politike amerikane”, shkruan Medvedev.

Sipas tij sanksionet do të vazhdojnë për dekada duke rritur tensionet. Në mënyrë provokuese, ai citohet të ketë thënë se Trump u nxor jashtë loje nga establishmenti politik në SHBA dhe madje ka parashikuar se Trump do ta largojnë nga detyra. Sipas ligjit të fundit presidenti amerikan nuk mund të marrë masa lehtësuese pa miratimin e Kongresit, ndërkohë që sanksionet kanë provokuar reagime edhe në BE. Disa nga kompanitë dhe projektet europiane janë të lidhura me Rusinë dhe në këtë mënyrë ato preken nga sanksionet. Nuk është çudi që menjëherë sapo Trump ndërmori këtë akt, në Europë nisi të flitet për një tjetër qasje politike, ndërkohë që zhurma për një ushtri autonome sa vjen dhe përforcohet.

Po kështu mbetet për t’u parë sesi do të reflektohet kjo politikë në terren në disa zona të nxehta si Siri, Irak, Afganistan apo Ukrainë.

https://sputniknews.com/politics/201708021056126893-medvedev-us-russia-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.